Të gjitha qytetet e mëdha shqiptare po përballen me nivele ndotjeje akustike shumë më të lartë se standardet e lejuara, ndërkohë që qytetarët e Tiranës duket se janë ata që e vujanë më shumë se të tjerët këtë shqetësim. Report TV ka zbardhur raportin më të fundit të Agjencisë Kombëtare të mjedisit, nga i cili rezulton se në vitin 2015 në të gjitha qytetet, kemi nivele të larta zhurmash për periudhën gjatë ditës, ndërsa për natën qyteti i Korcës rezulton me nivel zhurmash brenda standardit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe ligjit shqiptar.

Raporti zbardh se në të gjitha pikat e monitoruara në qytetin e Tiranës niveli i zhurmave ditën dhe natën është mbi normat e lejuara prej 40 decibel. Më problematike situata paraqitet në Qendër të Tiranës, ku niveli i zhurmave ditën është 35% mbi normën e lejuar, për t?u përkeqësuar dhe më tej natën, 39%. Ish zona e Bllokut dhe Stacioni i trenit janë dy zona me nivel mjaft të lartë zhurmat gjatë natës, përkatësisht 39% dhe 36% mbi normën e lejuar. Rruga e Elbasanit mbetet gjithashtu një segment mjaft problematik, ku zhurmat arrijnë 29% mbi standardin e lejuar gjatë ditës, dhe 36.5% gjatë natës. Nivele shumë të larta zhurmash vërehen në Laprakë, te 21 Dhjetori, të Partizani i panjohur, te Selvia dhe te Shkolla Vasil Shanto.

Gjithsesi, vërejmë se për vitin 2015 në qytetin e Tiranës kemi një ulje të nivelit të zhurmave ditën në krahasim me vitin 2014 pothuajse në të gjitha pikat e monitorimit përvec pikave ? Perballë Shkolles së Bashkuar? ,?Bankës Amerikane (Ish Blloku)? dhe ?Sheshit Skënderbej? që kemi një rritje të vogel në krahasim me vitin 2014.

Sipas raportit, shkaktarë të niveleve kaq të larta zhurmash janë fluksi i madh i automjeteve, mungesa e vendparkimeve, mungesa e rrugeve dytësore apo tretësore, të cilat do të ulnin ndjeshëm trafikun, si dhe gjëndja motorrike e automjeteve në qarkullim.